Chiesa përfshihet në një aksident me Mini Cooper-in e tij
Ylli i Fiorentinës, Federico Chiesa është përfshirë në një aksident rrugor pasditen e sotme në qytetin e Firences.
Sulmuesi ka qenë në drejtimin e Mini Cooperit të tij, teksa është përplasur me një motor, duke lënë të plagosur motoçiklistin.
Ky i fundit ka marrë ndihmën e parë në vend dhe më pas është dërguar në spitalin e qytetit, për një kontroll më të specializuar, ndërsa Chiesa është lënë i lirë.



