Ciciretti, dhurata e parë për Sarrin
Pasi u rikthye sërish në vendin e parë, Napoli po përgatitet për merkaton e janarit, me qëllim plotësimin e organikës, për të synuar fitimin e titullit kampion. Kështu krahas krahut të majtë të mbrojtjes, ku duket shumë pranë afrimit kroati Vrsaljko, napolitanët po punojnë edhe për repartin e avancuar.
Një nga të parët që mund të vihet në dispozicion të Sarrit në merkaton e janarit, është numri 10 i Beneventos, Amato Ciciretti. Fantazistit 24-vjeçar i skadon kontrata me Beneventon në muajin qershor të 2018-ës, por drejtuesit e Napolit duan ta sjellin në “San Paolo”, që në janar.
Ciciretti është një futbollist që do t’i bënte shumë punë Sarrit, pasi luan si në krahët e sulmit, ashtu edhe pas sulmuesit kryesor, duke qenë një alternativë mjaft e mirë për Callejon, Insigne dhe Hamsik.
GJithashtu, te Napoli është duke u diskutuar ende për transferimin e Roberto Inglesses, që për momentin është i huazuar të Chievo. Marrëveshja parashikon që sulmuesi italian të qëndrojë deri në qershor, por napolitanët kanë propozuar që në vend të tij, të dërgojnë polakun Arkadiuz Milik.



