Futboll

Cikalleshi dhe Çekiçi ëndërrojnë titullin në Turqi, Konyaspor mposht edhe kampionët!

Konyaspor është surpriza më e bukur e fazës së parë në Superligën turke. Me Cikalleshin në fushë që u zëvendësua vetëm në minutën e 77-të dhe Çekiçin që hyri pikërisht në këtë minutë, skuadra nga qytetit i Konyas mposhti 1-0 kampionët në fuqi të Besiktasit duke mbajtur gjallë ëndrrën titull. Golin e fitores për Konyaspor e shënoi pikërisht zëvendësuesi i Cikalleshit, sulmuesi egjiptian Koka në minutën e 90-të. Për bardhejeshilët kjo ishte fitorja e 4-t radhazi me Konyaspor që ngushtoi diferencën me Trabzonsporin kryesues në 7 pikë, duke blinduar për momentin edhe vendin e dytë që e kualifikon në Champions League.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency