Futboll

Cikalleshi, gol “të rëndë” para eliminatoreve të Botërorit, sinjal trajnerit Reja

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare të futbollit, i cili aktivizohet në radhët e ekipit turk, Konyaspor, Sokol Cikalleshi, ka shënuar sërish këtë të diel për skuadrën e tij. Goli i kavajasit ishte vendimtar në këtë ndeshje, pasi vendosi fituesin e sfidës.

Në minutën e 13-të, sulmuesi kuqezi, pas një krosimi nga këndi, goditi me kokë topin që përfundoi në rrjetën e skuadrës kundërshtare.

Sokol Cikalleshi po paraqitet mjaft mirë në Turqi këtë sezon, teksa ka shënuar 5 gola me skuadrën turke.

Futbollisti shqiptar është grumbulluar nga trajneri Reja për tri ndeshjet e që Kombëtarja do të zhvillojë ndaj Andorrës (25 mars), Anglisë (28 mars) dhe San Marinos (31 mars), në kuadër të eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022’”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency