Premier League

“Cilësitë e Xhakës i kuptoni nëse iu jap sytë borxh”, Mourinho nuk dorëzohet për mesfushorin

Të marrësh elozhe dhe të jesh i dëshiruar nga një prej trajnerëve më të rëndësishëm në botën e futbollit si Jose Mourinho, nuk është diçka që ndodh çdo ditë. Mirëpo, Granit Xhaka ia ka dalë të hyjë në zemrën e portugezit, i cili nuk është dorëzuar për ta transferuar mesfushorin në Romë, aty ku mendon se lojtari me origjinë shqiptare do t’i dërgonte verdhekuqtë në një tjetër nivel.

Xhaka ishte pranë italianëve në merkaton e kaluar, por klubi nuk përmbushi dëshirat financiare të Arsenal dhe në këtë formë Xhaka rinovoi me anglezët. Mirëpo, të shtyrë nga Mourinho, Roma do ta provojë sërish të firmosë me mesfushorin teksa edhe Xhakës nuk i është zbehur dëshira për të provuar një eksperiencë të re.

Për t’u rikthyer edhe njëherë te Mourinho si një “fans” i mesfushorit në vitin 2019, portugezi deklaronte se Xhaka ishte një lider dhe se pa të Arsenal ishte i humbur. “Xhaka është lojtari kryesor në skuadrën e Arsenal, ndoshta mund ta shihni këtë nëse unë iu jap “borxh” sytë e mi. Pa atë në fushë, Arsenali është i humbur, Xhaka është një lider dhe mos harroni se për të gabuar, gabojmë të gjithë”, shprehej Mourinho.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency