Cilic shumë pranë eliminimit, mposhtet edhe nga Sock
Marin Cilic humbi edhe ndeshjen e dytë në grupin B të Atp World Tour Finals që po zhvillohet aktualisht në Londër dhe që po transmetohet live në Supersport. Tenisti kroat u mund nga amerikani Jack Sock, 2-1 me sete dhe pas disfatës ndaj Zverev kjo është e dyta radhazi me Cilic që është pothuajse i eliminuar nga turneu i 8-të më të mirëve të Botës. Shtatlarti ballkanas pasi fitoi setin e parë 7-5 u dorëzua në 2 orë e 31 minuta lojë ndaj Sock pasi humbi dy setet e tjerë me shifrat 2-6 dhe 6-7 (4-7 në tiebreak).



