Ciro Immobile, “Mbreti” i Lazios, rekordi që ka thyer
Ciro Immobile “monarku” i golave me fanellën e Lazios. Në Marsejë realizoi golin numër 160 me fanellën e bardhekaltër, duke u shndërruar në golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave me klubin kryeqytetas. Pak ditë më parë, ndaj Atalantës, ai kishte barazuar rekordin e Silvio Piolas. Sfidë mes dy legjendave nga dy epoka të ndryshme. Immobile, me golin në Veledrome, është bërë kështu golashënuesi më i mirë në historinë e Lazios.
Një e djathtë rrafsh me tokën për t’i dhënë kryesimin e përkohshëm 2-1 skuadrës së tij (sfida u mbyll 2-2). Më pas përqafimi me lojtarët e tjerë të Lazios. Të gjithë për të festuar “mbretin”. Dhe të mendosh se në prag të ndeshjes ishte edhe në dyshim për një shqetësim në aparatin tretës dhe një problem të gjurit. Ai jep gjithçka në fushë, është një futbollist për t’u marrë një shembull, përtej “ortekut” të golave të shënuar me Lazion.



