Featured

City 11 pikë larg, dorëzohet Van Dijk: Vetëm ata mund ta humbasin titullin

Liverpool nuk ia doli të ruante avantazhin e dyfishtë (Mane, Salah), Chelsea realizoi dy gola të bukur në fundin e pjesës së parë dhe takimi i luajtur në “Stamford Bridge” u mbyll në barazim 2-2.

Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

“The Reds” renditen përkohësisht në vend të tretë me 42 pikë. Manchester City, që ka luajtur një sfidë më shumë, ndodhet 11 pikë larg dhe Virgil Van Dijk e sheh të vështirë fitimin e titullit.

Nuk do të kishim dashur të pësonim dy gola të tillë, por fatkeqësisht ndodhi. Ata morën zemër, ndërsa ne tentuam të mos përfshiheshim nga paniku. Vazhduam të krijonim raste edhe kur ishim nën presion.

Kishim si objektiv marrjen e tre pikëve, nuk ia dolëm dot, por mendoj se tifozët shijuan një ndeshje të jashtëzakonshme. City? Duhet të besojmë gjithmonë, por diferenca e pikëve është e madhe.

Titullin mund ta humbasin vetëm ata. Megjithatë, gjithçka është e mundur: ne do të fokusohemi te vetja. Duhet të përpiqemi të luajmë futboll të mirë dhe të fitojmë ndeshjet”, deklaroi “muri” i Liverpool.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency