City humbet mbrojtësin për dy ndeshjet europiane, klubi nuk bën apelim
Mbrojtësi i Manchester City, Kyle Walker ishte protagonist negativ në sfidën e fazës së grupeve të Champions League teksa ndërhyri në mënyrë antisportive ndaj Andre Silvës të Leipzig. Në këtë formë, 31-vjeçari u ndëshkua me karton të kuq, por Komisioni i Disiplinës në UEFA nuk e ka falur mbrojtësin e Manchester City, duke e pezulluar edhe për tre ndeshje.
Kështu, është e sigurt se Pep Guardiola nuk do ta ketë anësorin në dy takimet ndaj Sporting Lisbonës, por edhe në takimin e parë të fazës çerekfinale gjithnjë nëse ekipi i tij ia del të kalojë portugezët.
Ndërkohë, klubi anglez ka pranuar këtë vendim që vjen nga UEFA-s dhe nuk do të apelojë, ndërsa nga ana tjetër edhe vetë lojtari është shprehur i penduar për veprimin e tij në fushë ndërsa theksoi se një lojtari me eksperiencë si ai nuk i falen të tilla gabime.
Quiz: Gjeni lojtarët në foto…
Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...



