Premier League

City i “lë targën” Realit dhe klubeve të tjera, një hap larg firmës me Haaland

Sipas Sportsmail, Manchester City është në rrugën e duhur për të transferuar në verë sulmuesin Erling Haaland. Norvegjezi i cili është shndërruar në një nga më të kërkuarit për top klubet europiane, duket se preferon një aventurë në Angli nën urdhrat e trajnerit Pep Guardiola.

Në rast se operacioni Haaland mbyllet me sukses, atëherë sulmuesi pritet t’i kushtojë “Qytetarëve” 100 milionë euro ku përfshihet pagesa në arkat e Borussia Dortmund dhe bonuset në xhepin e agjentin të famshëm Mino Raiola.

Një plus që 21-vjeçari të bashkohet me Cityn është edhe ndikimi nga babai i tij, Alfie i cili ka qenë pjesë e skuadrës nga Manchesteri për tre vite dhe ka ruajtur ende një afeksion për këtë klub duke shtyrë edhe djalin e tij të ndjekë të njëjtën rrugë.

Trajneri Guardiola kërkon prej kohësh një sulmues profilik sepse ka mbetur pa një të tillë pas largimit të Sergio Aguero, e tashmë drejtuesit e klubit duket se kanë vendosur t’i bëjnë një dhuratë e cila do ta bëjë edhe më të frikshme “makinerinë” e drejtuar nga tekniku spanjoll.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency