Premier League

City mposht Newcastle-n, Walker vulos fitoren

Pas një gjysmë hapi fals javën e kaluar ndaj Wolvesit, Manchester City është rikthyer te fitorja, duke mposhtur jo pa vështirësi Newcastlen në “Etihad Stadium”.

Raheem Sterling kaloi në avantazh skuadrën e Guardiolës që në minutën e 8’, por miqtë rikthyen baraspeshën në minutën e 30, me anë të Yedlin.

Goli i fitores për Manchester Cityn u shënua në minutën e 52-të, nga Kyle Walker, i cili shfrytëzoi një asist të bukur të Agueros për të dërguar topin në rrjetë.

Pas katër takimeve të para, skuadra kampione në fuqi e Premier Leagues ka regjistruar tre fitore dhe një barazim, duke grumbulluar 10 pikë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency