City nuk e fal Brentfordin, shkon +12 pikë nga Liverpooli
Manchester City bëri detyrën në javën e 24-t të Premier League-s. Kryeesuesit e kampionatit anglez mposhtën pa vështirësi 2-0 Bredntfordin në “Etihad”, me gola të Riad Mahrez, që shënoi me penallti në minutën e 40-të, dhe të Kevin De Bruyne, që mbylli ndeshjen në të 69-tën. 60 pikë ka grumbulluar skuadra e Pep Guardiolës në 24 javë, 12 më shumë se Liverpooli ndjekës, por që ka zhvilluar dy sfida më pak.
U mbyll barazim 1-1 sfida mes Norwichit dhe Crystal Palace. Vendësit kaluan në epërsi që në minutën e parë me Pukkin, ndërsa miqtë kthyen ekuilibrat në rezultat me Zaha në minutën e 60-të. I njëjti futbollist humbi penalltinë vetëm tri minuta pasi kishte shënuar golin e barazimit.
Një sfidë spektakolare u zhvillua më “Villa Park” të Birminghamit, ku vendësit e Aston Villas barazuan 3-3 me Leeds United. Miqtë shënuan të parët James, por “Villans” barazuan me brazilianin Coutinho në të 30-tën. Ish-mesfushori i Barcelonës ishte protagonist me dy asiste të njëpasnjëshme në golat e shënuar nga Ramsey.
Në fundin e pjesës së parë, James ngushtoi rezultatin në 3-2, ndërsa në 63-tën Llorente vulosi barazimin 3-3, që ishte dhe rezultati përfundimtar.



