Premier League

City i pandalshëm, Chelsea komplikon pozitat

Manchester City nuk ka ndërmend të ndalet, deri sa të sigurojë matematikisht titullin kampion, teksa pasditen e sotme ka mposhtur edhe kampionët në fuqi, Chelsean.

Në ‘Etihad Stadium’, skuadra e Guardiolës triumfoi 1-0, falë golit të shënuar nga Bernardo Silvas, portugezit të ardhur në verë nga Monaco. Manchetser City dominoi takimin dhe ‘fshehu’ topin për londinezët, ndonëse rastet e pastra për gol, nuk ishin të shumta në numër.

Me këtë fitore, City çon në 18 distancën nga vendi i dytë, kur kanë mbetur edhe 9 javë për t’u luajtur. Nga ana tjetër, Chelsea komplikon edhe arritjen e zonës Champions, pasi Tottenhami i vendit të 4-t, ka 5 pikë distancë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency