Premier League

City për kreun ndaj Burnleyt, United pret Chelsean në “Old Trafford”

Manchester City kaloi pengesën më të vështirë drejt titullit kampion, pasi fitoi derbin ndaj Unitedit në mesjavë, ndërsa sot në orën 15:05 do të luajë aktin e tretë nga fundi, në rrugën drejt mbrojtjes së kurorës.

Të besuarit e Pep Guardiolës do të zbresin sot në fushë në transfertën ndaj Burnleyt, një skuadër që ka siguruar mbijetesën edhe matematikisht dhe luan e qetë sot përballë kampionëve në fuqi.

Manchester City ka avantazhin e një pike ndaj Liverpoolit në renditje dhe nëse do të arrijë të fitojë të tre sfidat e mbetura, do të konfirmohet kampione për herë të dytë radhazi në Premier League.

Më herët, në orën 13:00, Arsenali do të luajë në transfertë ndaj Leicesterit, në një takim ku fitorja është detyrim, për të mbajtur gjallë shpresat për një vend në zonën Champions.

Po sa I takon garës për vendin e katërt të renditjes, në “Old Trafford” do të luhet sfida direkte mes Manchester Unitedit dhe Chelseat. “Djajtë e kuq” vijnë pas humbjes së derbit të Manchesterit të mërkurën në mbrëmje dhe dy disfata radhazi në shtëpi, e kanë të vështirë t’i pranojnë.

Për më tepër, çdo rezultat tjetër përveç fitores sot, do t’i linte jashtë edicionit të ardhshëm të Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm, çka do të komplikonte edhe objektivat e merkatos.

Nga ana tjetër, londinezët janë aktualisht në vendin e katërt me 67 pikë dhe ndaj United kanë testin e fundit të vështirë, drejt konfirmimit të këtij pozicioni. Megjithatë të besuarit e Maurizio Sarrit vijnë pas dy ndeshjeve radhazi pa fitore dhe do të vuajnë jo pak edhe në “Old Traffort”. Takimi Manchester United-Chelsea do të startojë në orën 17:30 dhe do të transmetohet në Supersport 2.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency