City përgatit “hakmarrjen” ndaj Tottenham, pritet një duel i “zjarrtë” në Etihad!
Në dhomat e zhveshjes së Manchester City-t vijon elegjia e asaj që përkon të jetë një prej momenteve emocionale më dramatike të përjetuara ndonjëherë nga The Citizens por gjithsesi, profesionistë të këtij kalibri e gjejnë sërish forcën për t’u ngritur e për t’i kujtuar organikës se ka mbëtur ende diçka për të luftuar, këtë herë një tjetër duel përballë Spurs, shija e hidhur e të cilëve vijon ende të ndihet e fortë në shqisat e Manchester City-t. Sigurisht që eleminimi në këtë fazë i City-t nga rivalët e Tottenhamit ka tronditur ambientin e Etihad por tashmë për klubin e Mauricio Pochettinos prezantohet një rast për të treguar se ai kualifikim nuk ishte sporadik por i merituar, me detyrën e vështirë për të ruajtur të njëjtin nivel të shfaqur në Champions. Se fati do të përcaktonte një sfidë si ajo e së mërkurës nuk ishte parashikuar por që sërish Etihad do të takonte këto dy rivalë kaq shpejt, i bën ndjesitë akoma më unike për këto dy skuadra të Premier Leagues që fati po i përball me kaq intensitet.
Ajri është i ngarkuar me grimca antkhi, pasioni, emocioni dhe dëshire gati për këtë të shtunë. Gjendja emocionale është një faktor deçiziv në të tilla përqasje e në këtë kontekst Tottenham do të vijë me oreks e uri të shtuar, për efektin domino nga ana tjetër tornado emotive e City-t mund të rezultojë në një shkundje të kësaj skuadre, për të arritur një kthesë historike në kampionat. Gjithsesi kampioët në fuqi e kanë treguar edhe më parë faktin se dinë të kthejnë faqe dhe të vijojnë aty ku ka mbetur ende diçka për të fituar, kështu ndodhi edhe sezonin e shkuar. Situata është sa potente aq edhe e brishtë për të dyja këto skuadra dhe një rrëshkitje e vogël mund të nisë një ortek të ri drejt tyre. Manchester City-Tottenahm është një sfidë epike qe e bën ktë fundjavë të pasur në emocione dhe shumë joshëse.



