Futboll

City siguron trofeun e parë, Arsenali bie 3-0 në finalen e Carabao Cup

Manchester City shkatërroi 3-0 Arsenalin në finalen e “Carabao Cup”, duke fituar trofeun parë sezoal të futbollit anglez. Skuadra e Pep Guardiolës u shfaq prepotente ndaj “Topçinjve” të Arsene Wenger, që e patën të pamundur për ta përballuar furinë e “Citizens”, të cilët në fund merituan të ngrinin lart kupën para puklikut në “Wembley”.

Sergio Aguero zhbllokoi finalen që në minutën e 18-të me një parabël të thjeshtë, por të pakapshme nga Ospina.
Në të 58-ën Vincent Kompany devijoi drejt rrjetës goditjen e Gundogan, duke e kapur sërish të papërgatitur mbrojtjen dhe portierin e Arsenalit, ndërsa David Silva vulosi fitoren 3-0 me një diagolane të shpejtë brenda zonës.

Për Pep Guardiolën ky është trofeu i parë i fituar në krye të Manchester City-t dhe i 22-ti në karrierën e tij të pasur.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency