Champions League

“City superior, Reali pa meritë në finale! Ishin ekipi më i keq në dy ndeshjet”

Real Madrid fitoi 3-1 ndaj Manchester City dhe siguroi kualifikimin në finalen e Champions League, aty ku do të sfidojë Liverpoolin në finalen e 28 majit në Paris. Skuadra e Carlo Ancelottit dhuroi një tjetër përmbysje drithëruese dhe emocionuese, por Peter Schmeichel deklaroi për CBS Sport se “Los Blancos” kishin shumë fat.

Real Madrid nuk e ka të drejtën të jetë në finale. Ata ishin padyshim skuadra më e keqe në të dyja ndeshjet. Rastin e parë e krijuan në minutën e fundit, më pas shënuan edhe dy gola të tjerë. City e kishte në kontroll të plotë ndeshjen, por publiku ishte lojtari i 12-të për Realin.

Kur nisi pjesa e dytë mjaftoi një gjuajtje e Vinicius për të ndezur atmosferën, ishte e jashtëzakonshme. Unë mendoja që Reali do të kualifikohej në finale pas ndeshjes që zhvilluan në Angli, por ata luajtën shumë keq. Vetëm në ndeshjen kundër Chelsea luajtën shumë mirë. Por nuk duhet të dyshojmë kurrë në cilësinë e lojtarëve të Realit.

Eksperienca ka gjithmonë rëndësi në këtë kompeticion, por ata lanë edhe zemrën në fushë. Kanë përjetuar situata të ngjashme dhe shumë lojtarë kanë fituar Champions në disa raste, nuk kanë fare frikë. Lojtarët e Realit i besojnë njëri-tjetrit dhe trajnerit, ishte çmenduri ajo që ndodhi”, theksoi ish-portieri i famshëm i Manchester United dhe kombëtares daneze.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency