CL/ Kualifikim drithërues pas 120 minutave, Bodo/Glimt shkruan historinë në Holandë (VIDEO)
Bodo/Glimt është skuadra e katërt që siguron kualifikimin në çerekfinalet e Conference League, duke iu bashkuar Leicester City, Marseille dhe PSV-së.
Kampionët e Norvegjisë ia dolën të eliminojnë AZ Alkmaar pas 120 minutave lojë. Bodo fitoi 2-1 takimin e parë të luajtur në shtëpi, ndërsa sfida e kthimit ishte e mbushur me emocione.
Vangelis Pavlidis shënoi dy herë në pjesën e parë për skuadrën holandeze, teksa Amahl Pellegrino gjeti përkohësisht golin e barazimit për miqtë vikingë.
Pjesa e dytë nuk prodhoi gola, teksa Alfons Sampsted tundi rrjetën kundërshtare në minutën e 105-të, duke vendosur heshtjen në stadium.
AZ nuk pati forcë për të shënuar një tjetër gol dhe Bodo/Glimt siguroi një kualifikim historik në çerekfinalet e Conference League, me finalen e madhe që do të luhet në “Air Albania” më 25 maj.
Sa e njihni La Ligën?
Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...



