Clement Lenglet te Barça, pritet fjala e fundit e Sevillas
Mediat spanjolle kanë konfirmuar arritjen e marrëveshjes mes Barcelonës dhe mbrojtësit të Sevillas, Clement Lenglet. 22-vjeçari do të nënshkruajë për 5 vite me kampionët e Spanjës, ndërkohë që tashmë pritet te arrihet një akord mes klubeve. Francezi, i cili ka bërë një sezon mjaft të mirë me andaluzianët, fillimisht ka patur dyshime rreth transferimit në “Camp Nou”, për shkak të rivalitetit të madh tek katalanët, ndërkohë që tashmë është i bindur për të veshur fanellën “balugrana”.



