Featured

“Çmendet” Manchester United, ofron 100 milionë euro për një tjetër brazilian

Manchester United duket se më në fund ka kaluar nga zërat në veprat.

Lajmi i bujshëm, i arritjes së marrëveshjes për transferimin e Casemiro nga Real Madrid në “Old Trafford”, tani anglezët janë hedhur në sulm total për objektivin e fillim merkatos.

Bëhet fjalë për një tjetër brazilian, Antony nga Ajax. Sulmuesi ka bërë gjithashtu “lëvizjen” e tij, pasi ka refuzuar grumbullin për ndeshjen e radhës në Eredivisie ndaj Sparta Rotterdam dhe gjithashtu ka munguar në stërvitjen e fundit të “Harkëtarëve”.

“Djajtë e Kuq” po bëjnë gati mega-ofertën prej 100 milionë euro dhe gjithçka pritet të mbyllet brenda fundjavës.

Dëshira e sulmuesit brazilian është gjithashtu të transferohet në Premier League dhe të bashkohet me ish-trajnerin e tij, Erin ten Hag.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency