Futboll

Çmenduri dhe pasion nga tifozët e Newells Old Boys për Maradonën (pamjet)

Diego Armando Maradona është legjendë në Argjentinë dhe kudo që i shkel këmba pritet si hero, madje edhe kur është kundërshtar. Skuadra që ai drejton, Gimnasia La Plata, do të luajë sonte, në orën 23:10, në fushën e Newells Old Boys, ekip ku El Pibe de Oro është aktivizuar në sezonin 1993-1994 (ka luajtur vetëm 5 ndeshje në kampionat).

Pak rëndësi ka nëse Diego nuk ka lënë ndonjë gjurmë si futbollist i madh në këtë skuadër, fakti që ai ka qenë pjesë e saj i bën krenarë tifozët e Newells Old Boys, të cilët i kanë rezervuar një pritje të ngrohtë. Ata i kanë shkuar poshtë dhomës së hotelit, duke brohoritur emrin e tij. Maradona doli në ballkon duke kënduar e kërcyer bashkë me ta. Një arsye më shumë për të kuptuar pse Maradona është mit në Argjentinë dhe jo vetëm.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency