Çmenduri në Argjentinë, qëllojnë me armë zjarri nga tribuna, plagoset trajneri!(Video)
Çmenduri ajo që ndodh në Argjentinë. Gjatë ndeshjes së kategorisë së tretë mes Huracan las Heras dhe Ferro de General Pico nga shkallët e stadiumit ka patur të shtëna me armë zjarri. Një prej plumbave të shkrepur ka goditur në shpatull trajnerin e skuadrës kundërshtare Mauricio Romero i cili aktualisht ndodhet i shtruar në spital. Për shkak të këtyre momenteve çmendurie ndeshja është ndërprerë në minutën e 79-të.



