Futboll

Çmenduria e Ronaldos, ja sa pagoi për dy shishe verë në restorant

Cristiano Ronaldo ka përfituar nga periudha e pushimit e lejuar nga Allegri, pas pauzës së kampionateve, për t’u zhvendosur në Londër, aty ku po ndjek nga afër “ATP Finals”.

CR7 e ka festuar në tokën e “Mbretëreshës” 1-vjetorin e vajzës së tij, Alana Martina, duke I lejuar vetes edhe një shpenzim të çmendur, sigurisht jo për të, por për njerëzit normal.

Sipas mediave britanike, Ronaldo ka blerë dy shishe verë në restorantin e famshëm “Scott’s”, ku ka darkuar me partneren e tij Georgina. Me një vlerë 31 mijë euro në total. Dëshmitarët tregojnë se fillimisht ka porositur një shishe Richebourg Grand Cru, që është verë më e kushtueshme në botë, për 20 mijë euro, më pas ka hapur edhe një shishe Pomerol Petrus të vitit 1982, që u pagua thuajse 11 mijë euro. Në fakt, të dytën Cristiano dhe Georgina e lanë përgjysmë, sepse nxituan të shihnin ndeshjen e tenisit.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency