Çmimi i lartë dhe konkurrenca e Chelsea-t, pengesat e Man. United për të mbërritur te futbollisti anglez
Manchester United ka një objektiv preferencial për vitin e ardhshëm: Declan Rice. Futbollisti i West Ham është ëndrra e “Djajve të Kuq” për fazën mbrojtëse, pasi mund të luajë në disa pozicione, në mesfushë dhe qendër të mbrojtjes.
“Hammers nuk do ta lënë të largohet pa përfituar një shumë të majme nga kartoni i tij, jo më kor kërkojnë 100 milionë stërlina për “yllin” e tyre. Sipas “Daily Mail”, çmimi i lartë i kartonit nuk do të jetë e vetmja pengesë që duhet të kapërcejnë “Djajtë e Kuq” për të bërë të tyrin futbollistin e “Tre Luanëve”.
Chelsea është gjithashtu në ndjekje të lojtarit, që është rritur pikërisht në akademinë e bluve të Londrës, nga ku u largua në vitin 2014, kur ishte vetëm 14 vjeç. Dëshira për t’u kthyer në “shtëpi”, më kryeqytetin anglez, mund të ndikojë shumë në vendimmarrjen e tij.



