Çmimi i Madh i Azerbaixhanit/ Leclerc “mbret” i Pole Position, ndjekin dy pilotët e Red Bull. Larg Hamilton
Charles Leclerc do të niset i pari në Çmimin e Madh të Azerbaixhanit teksa piloti i Ferrarit regjistroi kohën më të shpejtë në pistën qytetase të Bakut. Piloti monegask shënoi Pole Position numër katër radhazi si dhe i gjashtë nga tetë në këtë kampionat botëror, duke u konfirmuar si një nga më të mirët e provave zyrtare.
Sakaq, pas Leclerc, renditet dyshja e Red Bull me Sergio Perez në vendin e dytë dhe Max Verstappen të tretin. Sërish një garë në “malore” për Kampionin e Botës që do të duhet të djersijë shumë për t’i rrëmbyer pozicioni rivalit të Ferrarit por edhe shokut të skuadrës.
Sakaq, vetëm vendi i katërt për Ferrarin e Carlos Sainz ndërsa nga vendi i pestë niset George Russell. Vetëm vendi i shtatë për Hamilton ndërsa në dhjetëshen e parë renditen edhe Tsunoda, Vettel e Alonso.



