Formula 1

Çmimi i Madh i Bakusë, te Ferrari duan fitoren e parë

Formula 1 do të vijë këtë fundjavë me garën e katërt sezonale, ku natyrisht që në skuadrën italiane të Ferrarit janë të shqetësuar për të gjetur sa më shpejt fitoren e parë.

Pas 3 garave të para, të shoqëruara nga problemet në makina dhe mungesa e fatit, drejtues e pilotë të “kokëkuqes” janë të gjithë të angazhuar për të bërë mjaft mirë në Çmimin e Madh të Bakusë, në Azerbajxhan.

“Një nga sfidat e Bakusë, është të gjesh balancimin e duhur aerodinamik, pasi ka kthesa të ngadalta, por edhe momente kur duhet të tregohesh shumë i shpejtë”, tha gjermani Sebastian Vettel.

“Bakuja është një nga pistat e mia të preferuara dhe kam bërë gjithmonë mirë këtu. Kam fituar në Formula 2 dhe kam marrë pikët e në Formula 1, pikërisht në këtë pistë. Është një pistë unike, që kërkon përqendrim maksimal, pasi në një moment po gabove, e sheh veten pas murit”, tha piloti tjetër i Ferrarit, Leclerc.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency