Futboll

Coentrao: S’kthehem te Reali, te Sportingu rigjeta lumturinë

I rilindur me fanellën e Sporting Lisbonës, Fabio Coentrao rikthehet të flasë për momentet e vështira që kaloi te Real Madrid, ku qëndroi për 4 vjet. 29-vjeçari, i cili u transferua në huazim fllimisht ne Francë e më pas në Portugali, deklaroi se në Spanjë nuk ishte i lumtur dhe shpeshherë mendonte se kishte harruar si të luante futboll.

“Nëse më pyesni nëse dua të qëndroj te Sportingu, edhe pse kam kontratë me Realin, përgjigja është po. Ketu kam gjetur lumturinë. Edhe pse ruaj respekt maksimal për Realin, dua të vijoj karrierën në Portugali.”

Mbrojtësi pohoi se tani mendon të luajë deri në fund të karrierës te Sportingu, pasi nën drejtimin e Jorge Jesus ka rigjetur qetësinë dhe lumturinë për sportin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency