Bundesliga

Coman i shokon të gjithë, jep lajmin tronditës!

Kingsley Coman i shokon të gjithë me deklaratat e tij. Sulmuesi i talentuar francez sapo është rikthyer nga një dëmtim i rëndë. Pikërisht lëndimet janë kthyer në makthin e lojtarit të Bayernit i cili në një intervistë për mediat franceze ka deklaruar së nëse do të dëmtohet sërish mund të marrë vendimin drastik për t’i dhënë fund karrierës edhe pse është vetëm 22-vjeç. Në vitin e fundit ish lojtari i Juventusit ka këputur dy herë ligamentin e kyçit të këmbës, vetëm në harkun e 4 muajve.

“Ishte një vit shumë i vështirë, kur lëndova veten ishte fundi i botës për mua. Unë shpresoj se nuk duhet të rishqyrtoj atë që kam kaluar, mjaft është e mjaftueshme. Nuk do të pranoj një operacion të tretë do të thotë ndoshta që këmbët e mia nuk janë bërë për këtë nivel. Unë do të drejtoj veten time në një jetë tjetër, një jetë anonime.”

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency