Coman reflekton, nis bisedimet për rinovimin e kontratës
Kingsley Coman mund të rinovojë kontratën me Bayern. Diçka të tillë e ka konfirmuar vetë lojtari, i cili në një prononcim së fundmi ka deklaruar se kanë nisur bisedimet me klubin bavarez për një zgjatje të mundshme të kontratës. Vetë futbollisti ka treguar se përfaqësuesit e tij do të takohen me drejtuesit, për të biseduar mbi kushtet e kontratës.
Siç bëjnë me dije mediat gjermane, francezi ka kërkuar një pagë prej 20 milionë eurosh në sezon, por klubi synon që të mos e kalojë shifrën e 15 milionë eurove. Kontratat e anësorit përfundon në verën e vitit 2023, por gjërat duket se kanë ndryshuar dhe Koman mund të qëndrojë në “Allianz Arena” nëse do të gjendet gjuha e përbashkët.
25-vjeçari ka deklaruar se deri më tani bisedimet kanë shkuar në rrugën e duhur, ndërsa ka shtuar se ndihet mjaft mirë te Bayern, çka ka rritur mundësitë e qëndrimit të tij. Francezi është lakuar shumë për një largim të mundshëm, me destinacion Premier Legaue, por nisja e negociatave mund të ndryshojë korsi për të ardhmen e francezit.



