Comisso “i fiksuar” pas Tonalit, e do me çdo kusht te Fiorentina
Interi dhe Juventusi, që kanë kohë që konkurrojnë për kartonin e “yllit” të Brescias, Sandro Tonali, duhet të kenë kujdes edhe Fiorentinën, që është futur fuqishëm në garë për futbollistin. Presidenti i klubit vjollcë, Rocco Commisso, vetëm pak muaj më parë ofroi 25 milionë euro për kartonin e futbollistit dhe duket se nuk është dorëzuar, pasi e kërkon me ngulm mesfushorin.
Ëndrra e numrit një të klubit vjollcë është të ndërtojë një skuadër që mund të furnizojë me lojtarë kombëtaren italiane dhe mbi të gjitha të jetë në gjendje t’i sjellë klubit dhe qytetit të Firences trofe.
Me lojtarë si Castrovilli e Chiesa dhe me Tonalin, nëse vishet vjollcë, rruga drejt suksesit është e garantuar.



