Serie A

Commisso: Vlahoviçin nuk ia jap askujt, Ribery dëshiron qëndrimin te Fiore

Presidenti i Fiorentinës, Rocco Commisso ka folur për mediat italiane në orët e fundit të merkatos, ku ndër të tjera ka theksuar se nuk pret më lëvizje në klubin vjollcë dhe se serbi Dusan Vlahovic nuk do të largohet.

“Kanë mbetur vetëm pak orë nga mbyllja e merkatos dhe nëse do të ndodhte ndonjë lëvizje tjetër, unë do të habitesha i pari. Kemi bërë lëvizjet e duhura dhe mund ta quaj merkaton të mbyllur. Në verë Vlahovic ishte pranë huazimit në Serinë B, por tani me Prandellin po luan rregullisht dhe e kërkojnë të gjithë. Gjithsesi po theksoj se dua ta mbaj gjatë në Firenze”, u shpreh presidenti i Fiorentinës.

Manjati italo-amerikan, i cili mori drejtimin e klubit vjollcë vetëm verën e kaluar, nuk ngurroi të flasë as për këtë eksperiencë të re të tij, ku theksoi se është i kënaqur që po arrin të ngrejë skuadrën gradualisht.

“E mora Fiorentinën në vendin e 16 dhe sezonin e kaluar e mbyllëm në vend të 10. Këtë vit e nisëm sezonin me probleme, por tani jemi ngritur ndjeshëm dhe jam i kënaqur me progresin që po bëjmë. Askush nuk fiton që në vitin e parë, ndaj ne duam të hedhim hapat një e nga një. Prandelli po punon mirë dhe meriton konfirmimin. Sa i përket Ribery, kohët e fundit e kam parë shumë të motivuar dhe me vullnet maksimal për të vijuar qëndrimin te Fiorentina”, tha Commisso.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency