Conference League/ Mbyllen pjesët e para, festival golash në “Ciutat de Valencia”
Anderlecht – Silkeborg 0-0
Austria Vienna – Hapoel Ber Sheva 0-0
Fiorentina – Riga 0-0
Hearts – Basaksehir 0-1
Në Skoci vendos një gol I Kaldirim, I cili I dhuroi avantazhin turqve në minutën ë 26-të.
Slovacko – Partizan Beograd 2-0
Një sfidë e dominuar nga çekët, por duhet theksuar se serbët luajnë me një lojtarë më pak nga minuta e 22-të. Gjithsesi avantazhi I dyfishtë u realizua kur ekipet ishin të barabarta. Slovacko kaloi në avantazh pas pesë minutash lojë me Kalabiska, ndërsa I njëjti autorë realizoi në minutën e 20-të.
Villarreal – Lech Poznan 3-1
Pjesa e parë ishte një spektakël I vërtet dhe dhuroi një festival golash në Spanjë. Gjithsesi, takimi nisi me një gol të shpejtë të miqve, të cilët realizuan me Skoras pas dy minutash lojë. Spanjollët u rikthyen në lojë dhe krijuan një volum të lart loje dhe realizuan golin e barazimit pas gjysmë ore lojë me anë të Chukëueze, ndërsa përmbysja u realizua në minutën e 36-të nga Baena. Goli I tretë u realizua pas katër minutash me të njëjtin autor, Alex Baena.



