Conference League/ Ngec PAOK-u i Mihajt, festojnë PSV dhe Slavia Prague
Fenerbahce është mundur në shtëpi me rezultatin 2-3 nga ekipi i Slavia Prague, në takimin e parë të “Play Off-it” të raundit të 1/16-ave në Europa Conference League. Pjesa e parë e takimit mes skuadrës turke dhe asaj çeke është mbyllur me avantazhin e këtyre të fundit. Deri në minutën e 45’ kishin një lojë deri diku të barabartë, me të dyja ekipet që kishin raste, por që nuk po ia dilnin të finalizonin. Ndërsa në minutën e 45’ Traore ia doli që të shënonte në portën e Fenerbahce dhe t’i jepte avantazhin e këtij fraksioni skuadrës së tij.
Në pjesën e dytë do të kishim një përballje më interesante dhe që do të sillte tre gola të tjerë. Vendasit arritën që të barazonin në minutën e 58’ me golin e realizuar nga Pelkas. Megjithatë ky gëzim nuk zgjati shumë, pasi vetëm 4 minuta më pas Slavia Prague mori sërish avantazhin, me golin e realizuar nga Dorley. Ndërsa në minutën e 64’, Lingr trefishoi rezultatin për ekipin çek. Ekipi turk nuk hoqi dorë dhe ia doli që të ulte diferencën e golave me vetëm një më pak, duke shënuar golin e tyre të dytë në minutën e 83’ falë Kadioglu.
Nga ana tjetër, skuadra e Midtjylland ka marrë fitoren minimale ndaj ekipit PAOK-ut, duke triumfuar 1-0 në takimin e parë mes këtyre dy ekipeve.
Danezët e kanë mbyllur në avantazh pjesën e parë të takimit me ekipin grek. Vendasit mundën që të merrnin avantazhin në minutën e 20’ falë golit të Andersson dhe në këtë mënyrë të fitonin edhe siguri për më tej. Tentativa për të shënuar pati edhe nga ekipi i PAOK-ut, por pa mundur të finalizonin me sukses.
Pjesa e dytë erdhi më e qetë, me vendasit që mundën të ruanin rezultatin e arrirë në fraksionin e parë. Pavarësisht tentativave, ekipi grek i PAOK-ut nuk mundi që të shënonte golin e barazimit. Megjithatë ekipi, pjesë e të cilit është edhe lojtari i kombëtares shqiptare, Enea Mihaj, ka edhe një mundësi në ndeshjen e kthimit, që do të luhet në Greqi më 24 shkurt, që të tentojnë kalimin në raundin tjetër të Conference League.

PSV ka marrë një fitore minimale mbrëmjen e sotme, duke triumfuar me rezultatin 1-0 në shtëpi ndaj ekipit të Maccabi Tel Aviv. Holandezët ia dolën që të merrnin avantazhin që në minutën e 11’, me Gakpo që realizoi pas asistit të dhënë nga Mauro Junior. Ky fraksion është dominuar nga ekipi vendas, me izraelitët që tentuan në disa raste të shënonin, por pa sukses. Ndërsa pjesa e dytë vazhdoi me ritëm të qetë dhe nuk solli më gola të tjerë në këtë përballje, duke bërë që të mbyllej me shifrat 1-0.
Rapid Vienna ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj ekipit të Vitesses në takimin e parë të tyre për “Play Off-in” e 1/16-ave të Conference League. Pjesa e parë e takimit mes Rapid Vienna dhe Vitesse do të ishte goxha intensive, me vendasit që realizuan të shënonin dy herë. Goli i parë i këtij fraksioni u realizuar që në minutën e parë nga Druijf, ndërsa vetëm 15 minuta më pas ishte Grahocvac ai që dyfishoi rezultati për ekipin austriak.
Pjesa e dytë e kësaj sfide do të sillte një tjetër gol, por këtë herë nga ekipi holandez. Vitesse mundi që të shënonte në minutën e 74’ me Openda, për të ulur në këtë mënyrë diferencën e golave.
Këto skuadra do të përballen më 24 shkurt me njëra-tjetrën në ndeshjet e kthimit, ku do të vendosen edhe të kualifikuarat për në raundin e 1/8-ave të Conference League.



