Conference League

Conference League/ Përleshje me 7 tifozë të plagosur dhe nisja rreth një orë me vonesë, ja si u mbyll Nice-Koln (VIDEO)

Një gjendje “lufte” mund të konsiderohet ndeshja e Nice-Koln e vlefshme për fazën e grupeve të Conference League. Kjo përballje ka nisur rreth një orë me vonesë, pra nga ora 18:45 që ishte planifikuar takimi startoi në orën 19:40.

Tifozeritë e dy skuadrave në fjalë janë përplasur dhe nga raportimet ndërkombëtare bëhet me dije se ka 7 persona të plagosur, mes të cilëve dy në gjendje të rëndë.

Ndërkohë, për t’u rikthyer te takimi, dy skuadrat janë ndarë në paqe me barazimin 1-1, me golin e parë që e realizuan gjermanët në minutën e 19’ me Tigges,

Teksa në minutën e 62’ ishte Nice që do të gjente rrugën drejt rrjetës dhe barazimin me Delort.

Vlen të theksohet se kjo sfidë është shoqëruar me forca të shtuara sigurie.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency