Serie A

Coni rrëzon kërkesën e Juventusit për rikthimin e titullit të sezonit 2005-2006

Juventusi ka humbur një tjetër betejë për të rifituar titullin kampion të vitit 2005-2006, i cili pas procesit të Calciopolit, iu hoq bardhezinjve, për të kaluar në “palmaresin” e Interit.

Kështu Komisioni i Garancive Sportive në Coni, i drejtuar nga Franco Frattini, e cilësoi kërkesën e bardhezinjve për të rimarrë titullin e vitit 2005-2006, si të papranueshme.

Gjithashtu, në vendimin e tij, ky komision kërkoi që klubi bardhezi të paguajë shpenzimet në favor të Conit, por edhe të palëve të tjera, të përfshira në këtë proces.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency