Conte: Ancelotti te Chelsea? Mos thoni budallallëqe!
Në orët e fundit është përmendur edhe emri i Carlo Ancelottit si pasues i mundshëm i Antonio Contes në stolin e Chelsea-it. Presidenti i Bluve të Londrës e pëlqen shumë Ancelottin për të cilin do të bëhej fjalë për një rikthim te Chelsea, gjithmonë në rast shkarkimi të ish trajnerit të kombëtares italiane. Supozimet e gazetarëve kanë irrituar në fakt Antonio Conten me trajnerin e Chelsea-it që në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj Bournemouth, u është drejtuar me tone të ashpëra gazetarëve.” Kanë filluar të thuhen shumë budallallëqe në lidhje me mua dhe Chelsea-in, por na kanë ndodhur edhe më para gjëra të tilla. Ka nga ata që duan të krijojnë probleme mes meje dhe futbollistëve, por po ju them që kjo është një mungesë totale respekti. Po mbushni gazetat me lajme pa sens”, theksoi Conte.



