Merkato

Conte e la jashtë grupit, Lo Celso zgjedh skuadrën ku do të luajë sezonin e ri

Giovanni Lo Celso u la jashtë grupit nga Antonio Conte, si një sinjal i qartë që nuk bën pjesë në planet e Tottenhamit dhe menjëherë ka lëvizur për të gjetur skuadrën ku do të luajë sezonin e ri.

Kështu fantazisti argjentinas ka zgjedhur Spanjën dhe konkretisht Villarealin për të vijuar karrierën, teksa [pritet që të mbërrijë që mbrëmjen e sotme për të kryer vizitat mjekësore dhe firmosur kontratën.

Marrëveshja është arritur mbi bazën e huazimit me të drejtë blerjeje, teksa Lo Celso rikthehet kështu te Villarealli, ku luajti edhe 6 muajt e parë të vitit, duke shënuar një gol në 16 ndeshje.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency