Conte futet në merkato për sulmues, i prish punë Juventusit dhe Arsenalit
Antonio Conte ka nisur nga puna te Tottenham, ndërsa synon ta rikthejë klubin përsëri në nivele të larta. Në këtë formë, tekniku italian po mendon për disa ndërhyrje në merkaton e janarit, ndërsa nga Anglia zbulojnë se një objektiv për Spurs do të jetë sulmuesi Dusan Vlahovic.
21-vjeçari po shkëlqen me Fiorentinën dhe kështu ka rreth vetes shumë oferta tunduese duke filluar nga Arsenal, Juventus apo edhe Manchester City. Megjithatë, trajneri Conte ka bindjen se do t’ia dalë të negociojë me sukses me sulmuesin, teksa i ofron një vend në formacion së bashku me Harry Kane.
Sipas shtypit britanik, kjo lëvizje e teknikut italian është edhe një formë presioni për sulmuesin e kombëtares britanike duke qenë se ai e ka shprehur se është i hapur për të provuar një eksperiencë jashtë Londrës.



