Conte i lumtur: Po rikthehet Perisic që njohim, ekipi im shumë i fortë
Antonio Conte është i lumtur me ndeshjen e parë të skuadrës së tij. Tottenham e nisi sezonin 2022/2023 në Premier League me një sukses me “poker” në Londër.
“Gjelat” mposhtën 4-1 me përmbysje Southampton, duke treguar se do të jenë një ekip i fortë për çdo rival, ndërkohë që trajneri italian u ndal edhe te paraqitja pozitive e Ivan Perisic për aq minuta sa luajti.
“Premier League është kampionat shumë i vështirë, gjithçka mund të ndodhë në çdo ndeshje. Ne kemi lojtarë të fortë në ekip, ata ndihmojnë edhe të rinjtë të rriten.
Perisic? Jam i lumtur për të, ai po rikthehet Ivani që njohim të gjithë. Është një lojtar që na sjell eksperiencë dhe shtyn ekipin përpara. Më pëlqeu në disa driblime një kundër një”, theksoi Conte.
TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE
QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?



