Carabao Cup

Conte i del në krah Lukakut: Kampionët duhet të jenë gjithmonë në fushë

Antonio Conte do të përballet me ish-skuadrën e tij, Chelsea-n, në Carabao Cup, por mund të mos gjejë në fushë ish-nxënësin e tij, Romelu Lukakun. Trajneri italian, në konferencën e radhës për shtyp, theksoi se nuk është etike që të flasë me lojtarët që i përkasin një skuadre tjetër.

“Lukaku është lojtar i një ekipi tjetër. Do të ishte mungesë respekti të flisja për të. Për mua është më mirë të luaj kundër një skuadre që i ka të gjithë lojtarët në dispozicion. Është më mirë që kampionët të jenë në fushë “.

Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?
 

Lukaku, i cili nën drejtimin e Conte shënoi 64 gola në 95 paraqitje me fanellën zikaltër, u dërgua në tribunë në ndeshjen e madhe të Premier League-s, kundër Liverpoolit, pas intervistës në të cilën i kërkoi falje Interit për mënyrën se si u largua nga klubi në fund të verës. Ai e pranoi hapur se dëshironte të rikthehet në Milano.
Conte, gjithsesi, nuk u ndal shumë në këtë temë, duke preferuar të flasë për emocionet e rikthimit të tij në stadiumin e “Bluve”, ku ishte trajner në vitet 2016-2018:

“Për mua do të jetë një emocion i madh kthimi në “Stamford Bridge”. Është hera e parë që kur u largova nga Chelsea. Së bashku kemi bërë një punë të rëndësishme dhe duhet të falënderoj këtë klub, i cili më dha mundësinë të kisha përvojën time të parë në Angli. Megjithatë, tani jam trajner i Tottenhamit dhe dua të jap 100% për të përmirësuar ekipin.”

Quiz Cat: No Quiz found

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency