Conte “maniak” i detajeve, urdhëron korrjen e barit me dorë (Video)
Antonio Conte njihet si një maniak i detajeve dhe disiplinës në punë, dhe këto karakteristika të italianit nuk kanë ndryshuar as në eksperiencën e tij londineze si trajner i Tottenhamit.
Menjëherë trajneri italian riktheu skemën e tij të preferuar 3-5-2 dhe ndërhyri në dietën e futbollistëve, duke hequr ushqimet jo fort të shëndetshme, megjithatë një detajist si Conte merret me shumë më tepër gjëra.
Kështu nga një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shfaqen punëtorët e mirëmbajtjes së stadiumit të Tottenham, teksa korrin barin me dorë në anë të fushës, konkretisht në pjesën ku rrinë trajnerët.




