Conte: Normale që tifozët të vërshëllejne, edhe mua më iken truri kur humbas
Antonio Conte e ka filluar shumë mirë aventurën si trajner i Tottenham. Pesë fitore dhe tre barazime në kampionat, teksa dje erdhi kualifikimi në raundin e 1/16-vë në FA Cup pas suksesit 3-1 me përmbysje ndaj Morecambe.
Spurs humbën 2-0 kundër Chelsea në EFL Cup më 5 janar. Disfata në derbin e Londrës acaroi tifozët e Tottenham, të cilët nuk i kursyen vërshëllimat ndaj lojtarëve të ekipit të zemrës.
Antonio Conte nuk e sheh si problem një veprim të tillë, italiani i kupton mirë tifozët dhe pranon se edhe ai vetë trishtohet shumë kur nuk arrin të marrë rezultat pozitiv.
“E kemi shumë të qartë se kur luajmë mirë tifozët tanë janë të lumtur, por nëse nuk e bëjmë ata mërziten. Nuk mund të presim që tifozët të jenë gjithmonë të kënaqur me ne, pavarësisht rezultatit.
Mendoj se nuk është e drejtë kjo gjë. Edhe unë nuk jam i lumtur kur humbas, madje zemërohem keq fare, kështu që e cilësoj normale që tifozët të na vërshëllejnë kur nuk paraqitemi mirë”, deklaroi Conte.
Quiz Cat: No Quiz found



