Conference League

Conte, pas fitores ndaj Vitesses: Jam këtu për ta çuar nivelin e lojës në nivelin e klubit

Antonio Conte debutoi me fitore në stolin e Tottenhamit, por nuk mund të thuhet që dora e trajnerit italian është ndier në ekipin londinez pas vetëm një seance stërvitore. Pas suksesit të vuajtur 3-2 ndaj Vitesses, italiani deklaroi:

“Ishte një ndeshje që duhej ta fitonim. Tani duhet të fitojmë dy të fundit për të fituar grupin. I pamë vështirësitë, ishim 3-0, por më pas nuk u desh shumë për të humbur besimin dhe pësuam dy gola dhe mbetëm me 10 lojtarë. Ka punë për të bërë, ky ekip ka hapësirë ​​të konsiderueshme për t’u rritur më tej”.

Conte thekson më tej se i duhet kohë për të përçuar idetë e tij te “Spurs”-at, por që fatkeqësisht nuk e ka.

“Më duhet të sjell idenë time për futbollin, problemi më i madh është se nuk kemi kohë, tani luajmë sërish pastaj është pauza për shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare. Klubi ka infrastrukturë të jashtëzakonshme, është pronar i stadiumit, tani duhet të gjejmë ekuilibrin dhe t’i afrohemi nivelit të klubit. Erdha këtu sepse e di që mund të punoj në mënyrën time dhe jam i lumtur, por duhet kohë dhe durim dhe unë duhet të jem i pari që do të jem i durueshëm. Tek unë ndikoi vullneti i presidentit, mendoj se ai është një vizionar dhe ai doli me diçka të pabesueshme. Jam këtu për të ndihmuar Tottenhamin të rritet në nivelin e futbollit, sepse klubi është me të vërtetë në krye”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency