Serie A

Conte përballë “Pippo” Inzaghit, derbi shqiptar në Lazio-Atalanta, falas në paketën familjare!

E mërkurë spektakolare dhe e pasur me emocione në ekranin e Supersport me disa prej sfidave të javës së parë të Serie A dhe ndeshjet e javës së 4-t të La Ligas. 3 ndeshjet që nuk u zhvilluan në raundin e parë të kampionatit italian që startoi para 10 ditësh për shkak të përfundimit me vonesë të pushimeve për shkak të kalendarit të sezonit të kaluar për skuadra si Interi, Atalanta e Spezia do të luhen sot. Në orën 18:00 Antonio Conte do të sfidojë një ish-shok skuadra kur ishin pjesë e Juventusit si Filipo Inzaghi që në sezonin e kaluar arriti të rikthente Beneventon në Serie A ndërkohë që e ka nisur në mënyrën më të mirë edhe këtë kampionat falë suksesit 2-3 me përmbysje në fushën e Sampdorias në fundjavë.

Zikaltrit që vinë në këtë ndeshje pas suksesit të vështirë me rezultatin 4-3 ndaj Fiorentinës në San Siro, synojnë vetëm tre pikët përballë ekipit jugor. Në dispozicion të Contes është kthyer qëndërmbrojtësi Stefan De Vrij pas pezullimit, mungesa e të cilit ndaj Fiorentinës krijoi shumë probleme në prapavijën e Interit, ndërkohë që zikaltrit mund të zbresin në fushë me disa ndryshime duke menduar edhe për ndeshjen e të dielës ndaj Lazios në Olimpico.

Në orën 18:00 do të transmetohet edhe sfida tjetër mes Udineses dhe Spezias, ndërsa në mbrëmje do të luhet një superduel Lazio-Atalanta ndeshje të cilën të gjithë abonentët e Digitalb do të kenë mundësi ta ndjekin falas edhe në paketën familjare.  Luiz Felipe, kapiteni Lulic dhe afrimi i merkatos verore Vedat Muriqi janë mungesat e Simone Inzaghit që do të mbështetet te Thomas Strakosha në portë që do të sfidojë në derbin shqiptar Berat Gjimshitin i cili është kthyer në dispozicion të Gasperinit dhe do të jetë titullar. Edhe Atalanta ka disa mungesa të rëndësishme siç janë ato të Ilicic, portierit titullar Gollini , Pessinas të skualifikuarit Romero dhe blerjes së re Miranchuk. Në këtë sfidë do të ketë edhe një duel brenda sfidës midis dy dysheve sulmuese Correa-Immobile nga njëra anë dhe Muriel-Zapata në krahun tjetër. Në Olimpico parashikohen gola dhe mbi të gjitha shumë spektakël.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency