Premier League

Conte shpall “të padëshiruarit”, shtatë futbollistë me valixhet gati

Pasi siguroi një vend në zonën Champions, në muajt e tij të parë si trajner i Tottenham, Antonio Conte ka nisur punën për të bërë vetë merkaton dhe për të ndërtuar një skuadër shumë më konkurruese për sezonin e ardhshëm.

Dy goditjet e para ishin me parametra zero për “Spurs”, që firmosën me portierin e Southampton, Fraser Forster, i cili do të bëjë zëvendësuesin e Hugo Lloris, por edhe me anësorin kroat Ivan Perisic, që erdhi si lojtar i lirë, pasi i përfundoi kontrata me Interin.

Ndërkohë mediat angleze bëjnë me dije se trajneri Conte ka bërë një listë e 7 lojtarë, që nuk bëjnë pjesë në planet e tij dhe duhet të shiten, për të krijuar mundësi investimi në të tjerë futbollistë, më të përshtatshëm për idetë e tij të lojës.

Mbrojtësit Davinson Sanchez, Sergi Reguillon e Joe Rondon, mesfushorët Winks, Ndombele e Lo Celso, si dhe sulmuesi holandez Bergwijn janë futbollistët që nuk bëjnë më pjesë në planet e Contes dhe do të duhet të gjejnë një tjetër ekip për të vijuar karrierën.

Plani i drejtorit sportiv të londinezëve, Fabio Paratici, është të shesë sa më shpejt këta futbollistë, për të kënaqur më pas dëshirat e Contes, që kërkon Bastonin për mbrojtjen, por edhe një anësor për krahun e djathtë të mesfushës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency