Conte shpjegon arsyet e transferimit të Bentancur dhe Kulusevskit te Tottenham: Filozofi e klubit!
Antonio Contes nuk po i shkon edhe aq mirë sa në fillim eksperienca me Tottenham. Dy humbjet e fundit në kampionat ndaj Southampton dhe Wolverhampton, kanë tronditur objektivin e klubit për të mbërritur vendin e katërt në fund të kampionatit.
Ndërkaq, trajnerit italian duket se im ka lënë një shije të hidhur edhe merkato e janarit nga e cila u larguan katër futbollistë dhe u afruan Dejan Kulusevski dhe Rodrigo Bentancur nga Juventus. Conte thekson se ekipi të paktën në numrat e organikës është dobësuar, ndërsa shton filozofia e klubit janë lojtarët e rinj.
“Në janar u larguan katër lojtarë, të katërt lojtarë të rëndësishëm për Tottenham dhe janë afruar vetëm dy. Kështu, të paktën nga ana numerike edhe pse duhej të forcoheshim, jemi dobësuar, të paktën në letër është kështu.
Mendoj se Bentancur dhe Kulusevski janë në vendin ideal këtu te Tottenham sepse drejtuesit kërkojnë lojtarë të rinj, lojtarë që mund të rriten dhe zhvillohen. Kjo është filozofia e klubit, por nëse kërkon të shfaqesh konkurrues atëherë të duhen edhe lojtarë me eksperiencë për të rritur grupin. Megjithatë, unë tashmë e kam kuptuar filozofinë e klubit”, u shpreh Conte.



