Angli

Conte “shtrydh” futbollistët në fazë përgatitore/ Kane vjell në fushë, Son i shterojnë energjitë

Tottenham ka nisur fazën përgatitore në Seul të Koresë së Jugut, teksa trajneri Antonio Conte menjëherë ka nisur me ngarkesat e larta për futbollistëte tij. Nga seanca e fundit stërvitore, yjet e londinezëve kanë vuajtur shumë me ritmin e lartë që ka kërkuar trajneri italian teksa Harry Kane ka vjellur në fushë ndërsa nga ana tjetër, Heung-Min Son është dukur me energji të shteruara.

Në fakt, Conte njihet për metodat e tij të ashpra në stërvitje ndërsa në këtë sezon kërkon të rikthejë The Spurs tek suksesi për të prekur ndoshta një nga trofetë që janë në dispozicion gjatë sezonit.

Sakaq, një tjetër faktor që ndikoi te yjet e Tottenham ishin edhe temperaturat e larta në Seul që mbërritën deri në 30 gradë celcius ndërsa edhe lagështira rëndonte me tepër gjendjen fizike të futbollistëve.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency