Coutinho i vendosur për të ardhmen: Dua të fitoj trofe të tjerë…
Philippe Coutinho nuk ka në plan të largohet nga Barcelonë, të paktën ja gjatë merkatos së kësaj vere. Futbollisti brazilian, që u transferua në janar të vitit të kaluar te “blaugranat” për shifrën e 150 milionë eurove, sipas zërave të fundit kërkohet nga disa klube të Premier League-s, por për të rikthimi në Angli konsiderohet ha pas.
“Mendja ime aktualisht është vetëm te Barcelona dhe për asgjë tjetër. Rikthimi në Angli nuk është pjesë e planeve të mia për të ardhmen. Barcelona është shtëpia ime e dytë. Këtu kam fituar trofe dhe dua të fitoj të tjerë. Kam ambicie që vetëm ky ekip mund të m’i japë. Ndaj do të qëndroj këtu edhe sezonin tjetër”, – deklaroi Coutinho për “Sunday Mirror”
Ish-futbollisti i Liverpoolit e ka humbur disi shkëlqimin në “Camp Nou”, ku është e vështirë të spikatësh mbi Messin apo Luiz Suarezin, por kjo situatë nuk e shtyn të kërkojë largimin.
“Nuk kam asnjë arsye përse të largohem. Unë jam i lumtur në Spanjë dhe jam në ekipin më të mirë në botë”.
Coutinho në këtë sezon ka luajtur si titullar në 19 nga 31 ndeshjet e skuadrës së Barcelonës në La Liga. Ai ishte titullar edhe të shtunën, në fitoren 2-0 që ekipi katalan arriti ndaj Atletico Madridit, duke hipotekuar titullin kampion.



