Merkato

Coutinhos “i bëjnë dalje” te Barça, në janar duhet të gjejë skuadër

Philippe Coutinho është një nga lojtarët që do të vuajë fundin e epokës së Ronald Koeman. Ai është rikthyer në pankinë nën drejtimin e Sergi Barjuan dhe me shumë mundësi do të largohet nga katalanasit që gjatë merkatos së janarit.

Sipas medieve spanjolle, lojtari nuk bën pjesë në planet e klubit për të ardhmen. Braziliani është kthyer në një lojtarë rezervë në dy ndeshjet e fundit në kampionat, ndërsa nuk u aktivizua ndaj Dianamos së Kievit në Champions League, duke rritur më shumë shanset e largimit gjatë merkatos së dimrit.

“Blaugranat” janë përpjekur ta shisnin edhe më parë Coutinhon, por mungesat e ofertave nga klubet e tjera kanë bërë që lojtari të qëndrojë në Katalunjë.

Në vitin e parë të trajnerit Koeman, 29-vjeçari u aktivizua rregullisht, por gjithçka u ndërlikua pas dëmtimit të tij në dhjetor, kur dhe filloi të luante gjithmonë e më pak. Në këto kushte largimi i Coutinhos gjatë janarit është edhe më i mundshëm.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency