Kombëtare

CR7: Ndeshja e jetës ndaj Maqedonisë, kam një thirrje për tifozët. Botërori i fundit? Atë e vendos unë!

Portugalia është gati për finalen ndaj Maqedonisë së Veriut. Në mes është një biletë në Botërorin e Katar 2022, kompeticion që mund të jetë i fundit në karrierë për Cristiano Ronaldon.

Sfida do të zhvillohet të martën (20:45) në “Estadio do Dragao” të Portos dhe do të transmetohet në Supersport 2. Ylli i kombëtares luzitane foli për SportTV rreth këtij takimi të rëndësishëm.

Nesër na pret një finale dhe ne jemi gati. Portugalia favorite? Është një koncept që nuk e kuptoj, por gjithmonë e konsideroj veten favorit, në shtëpi apo jashtë.

Tashmë e dimë që nëse fitojmë do të shkojmë në Kupën e Botës, nëse humbim do mbetemi jashtë. Kemi përgjegjësinë të jemi pozitivë dhe të fitojmë ndeshjen. Unë ndihem mirë, si zakonisht.

Do të jem gati, njësoj si edhe shokët e skuadrës. Nuk ka Botëror pa Ronaldon? Nuk ka Botëror pa Portugalinë… Kombëtarja është një grup, nuk bëhet fjalë për individë”.

Në fund një koment për të ardhmen me Portugalinë, fanellën e së cilës e ka veshur 185 herë dhe ka shënuar 115 gola. Kapiteni thekson se gjithçka do të varet nga forma dhe fiziku i tij.

Të gjithë kanë filluar të më pyesin nëse Katari do të jetë Botërori i fundit për mua. Unë do të vendos për të ardhmen time, askush tjetër. Nëse do të kem dëshirë të vazhdoj apo nëse nuk do të dua më të luaj, do të jem unë ai që do të marrë vendimin përfundimtar.

Ndaj Maqedonisë së Veriut do të jetë ndeshja e jetës për ne. Kam një thirrje për portugezët: e vlerësojmë mbështetjen e pakushtëzuar, të njëjtën gjë duam edhe nesër.

Presioni ekziston, ka ekzistuar gjithmonë, por të gjithë jemi të përgatitur për këtë finale. Maqedonia e Veriut e meriton të jetë këtu ku është”, përfundoi Cristiano Ronaldo.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency